Jeni kureshtarë? Kjo është shtëpia më e shtrenjtë në Dubai

Jeni kureshtarë? Kjo është shtëpia më e shtrenjtë në Dubai

Nuk ka kaluar pothuajse një javë nga shpallja e apartamentit më të shtrenjtë në Dubai të shitur për një shumë të madhe parash. Dhe ja ku jemi me një tjetër tani. Por këtë herë është një rezidencë dhe është e mrekullueshme. Por a jeni gati të dëgjoni se çfarë thotë çmimi?

Kjo shtëpi me vlerë 187 milionë euro është e dekoruar me 700,000 gjethe ari dhe përmban gur italian me vlerë rreth 25 milionë euro. Edhe pse Emiratet e Bashkuara Arabe janë të mbushura me rezidenca luksoze dhe të shtrenjta, ky pallat i veçantë ka arritur të lërë në hije gjithçka.

E vendosur në lagjen Emirates Hills, kjo pasuri përfshin 70,000 metrash katrorë, pjesë e së cilës është edhe një fushë golfi. Megjithatë, ngjitur saj ka rreth 6,000 metra katrorë të disponueshme në shitje nëse pronarët do duan më shumë hapësirë.

/Motilokal.com