Sizmologu Shyqyri Aliaj i ftuar në studion e emisionit “Arena” tha se tërmeti i magnitudës 4.9 ishte jo i rregullt, por me një energji që vjen drejt shuarjes.
Sipas tij tërmetet si ai i shtatorit dhe i nëntorit në vendin tonë nuk do të ketë për një kohë shumë të gjatë. Tërmeti i fundi sipas tij nuk ka sjellë asnjë shqetësim.
Ai tha se tërmeti i 28 janarit ishte i serisë jo të rregullt, por drejt shuarjes së energjisë.
“Duhet hequr nga mendja. Tmerri është që do bjerë ai tërmeti i shtatorit apo 26 nëntorit, por nuk ka për të ndodhur kurrë”, u shpreh sizmologu Aliaj.
Më tej ai theksoi se tërmete të tillë ka parë Durrësi në dhjetor të viti 1926. Nga 26 deri tani i bie 93 vjet. Pra që të grumbullohej ajo energji duhej kaq vjet. /Motilokal.com
