Ekipet e urgjencës në Rusi kanë shpëtuar qindra peshkatarë të cilët kishin mbetur të bllokuar pasi një copë akulli lundrues, në të cilin ata po qëndronin, u shkëput nga një ishull në Siberinë lindore.
Fotografitë nga skena e ishullit Sakhalin tregojnë disa nga 536 peshkatarët që qëndrojnë në skaj të ujërave, ndërsa të tjerët përpiqen të përdorin copa më të vogla akulli për të lundruar.
Përfundimisht u deshën shtatë orë për t’i shpëtuar peshkatarët nga akulli - i njohur si një lundrues i akullit - pasi vazhdoi të largohej tutje.
Disa nga peshkatarët thanë se si i kishte larguar për rreth 200 metra nga ishulli në kohën kur ata u shpëtuan.
Operacioni ishte i treti i këtij lloji brenda një jave në Sakhalin. Pas një incident me 22 janar kur 300 persona u bllokuan, dhe një tjetër të dielën, duke përfshirë 600 persona.
Sipas autoriteteve lokale, incidentet e përsëritura janë për shkak të peshkatarëve që injorojnë paralajmërimet e sigurisë dhe vazhdojnë të peshkojnë në zonat e akullta./Motilokal.com
