Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse të cilat mund të përhapen shumë shpejt në ambientet e mbyllura.
Gripi është një sëmundje virale që mund të shkaktojë komplikacioni të rënda dhe vdekje sidomos tek personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit megjithëse për shumicën e njerëzve është sëmundje kalimtare.
Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi ndaj tij.
Vaksinimi i përvitshëm është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon në mbrojtjen e shëndetit individual dhe atë të komunitetit që na rrethon.
Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës që viruset e gripit qarkullojnë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes disa këshillave rekomandon se si të mbrohemi dhe t’i mbrojmë të tjerët nga përhapja e viruseve.
Mbroni të tjerët nga sëmundja!
Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, apo me mëngë, kur kolliteni apo teshtini.
Hidhni faculetën në shportë pas përdorimit.
Pastroni duart pas kollitjes dhe teshtitjes kur kujdeseni për të sëmurin.
Shmangni kontaktin e ngushtë, nëse jeni duke përjetuar simptoma të temperaturës apo ftohjes, ose të ngjajshme me gripin.
Shmangni pështymën në publik.
Kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni temperaturë, kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje./Motilokla.com
