Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri: Shembet një hotel në Gjirin e Lalzit [Foto]

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri: Shembet një hotel në Gjirin e Lalzit [Foto]

Dy muaj pas tërmetit të fuqishëm që goditi Durrësin dhe Tiranën, një tjetër tërmet u regjistrua të martën me 28.01.2020, duke futur panik tek qytetarët shqiptarë që ende i kanë të freskëta dridhjet e atij tërmeti.

Për fat të mirë tërmeti i fundit përveç dëmeve materiale nuk shkaktoi viktima.

Fotografia e JOQ Albania

Nga lëkundjet e këtij tërmeti një hotel afër Gjirit të Lalzit është shembur, kështu kanë deklaruar edhe qytetarët duke bërë publike fotografitë në rrjetet sociale.

Fotografia e JOQ Albania

Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë me epiqendër ka qenë në Hamalle të Durrësit. Tërmeti është ndierë në Tiranë por edhe në Kosovë. Ndërkaq si pasojë e këtij tërmeti, një hotel në fshatin Rrotull të Gjiri Lalzit, është shembur dhe ka pësuar dëmtime të mëdha./Motilokal.com

Fotografia e JOQ Albania