Edhe kaq metra i duhen liqenit të Badovcit të mbushet plotë

Edhe kaq metra i duhen liqenit të Badovcit të mbushet plotë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.

Sipas KRU “Prishtina” liqenit të Badovcit i duhen edhe 1.15 metra që të arrijë kuotën maksimale, ndërsa i Batllavës vazhdon të kapërderdhet.


Njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”:

Vetëm edhe 1.15 m që niveli i ujit në liqenin e Badovcit të arrijë në kuotën maksimale të kapërderdhjes, derisa liqeni i Batllavës po vazhdon me nivel maksimal të kapërderdhjes.

Të ndalemi e të kujtojmë pak fundin e vitit 2013 dhe fillimin e vitit 2014, atëherë kur nivelet ishin shndërruar në tokë të thatë, mbi 13 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

Rezervat e ujit ishin vetëm edhe për një muaj.

Andaj, të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm, t' i mbrojmë dhe ruajmë vazhdimisht burimet e ujit, pasurinë më të madhe të vendit.

/Motilokal.com