Këtë javë temperaturat kanë rënë deri në -59 °C në rajonin më të ftohtë të botës, aty ku rrobat ngrihen për pak sekonda – por që banorët e këtij qyteti në Siberi nuk e ndjejnë fare të ftohtin.
Në disa imazhe të mrekullueshme janë shfaqur Siberianët duke u argëtuar edhe përkundër temperaturave që kanë rënë në -50 °C.
Mësuesja Galina Davydova në Yakutia - rajoni më i ftohtë i banuar në botë - tregon se si rrobat që i ka pastruar janë ngrirë në pak sekonda për t'u kthyer në skulptura mbresëlënëse të akullit.
Asaj madje i ngrihen pastat edhe pse i nxjerr të ngrohta në diell. Në të njëjtin rajon ciceroni lokal German Arbugaev ka thyer mitin se vodka këtu nuk ngrihet.
Në temperaturat në minus 40 gradë, ai hedh ujin e nxehtë në ajër që ende pa rënë në tokë ngrihet dhe shndërrohet në copëza të vogla të akullit.
Banorët lahen çdo ditë në liqen. Pavarësisht temperaturave, ata shprehen se kjo u bën mirë për shëndetin dhe tani janë mësuar.
Madje, këtë vit ata ankohen për temperatura më të larta se zakonisht. Ata i vënë fajin ngrohjes globale dhe shprehen se kjo është një situatë shqetësuese./Motilokal.com


















