Kina në kohë rekorde ka arritur të ndërtojë një spital për trajtimin e të prekurve nga virusi i ri i njohur si koronavirusit, i cili u përhap në një qytet afër Wuhan.
Vetëm dy ditë mjaftuan që punëtorët dhe vullnetarët ta shndërrojnë një ndërtesë boshe në një njësi emergjente me 1000 shtretër.
Pacientët e parë me koronavirus u transportuan në Qendrën Mjekësore lokale Dabie Mountain të mërkurën në mëngjes, sipas mediave lokale.
Autoritet e qytetit thanë se projekti u përfundua brenda 48 orëve falë përpjekjes së përbashkët të stafit nga ndërmarrjet e ndërtimit, shërbimet komunale dhe policia paramilitare.
Po ashtu një tjetër spital është duke u ndërtuar nga e para në afërsi të Wuhanit dhe pritet të përfundojë këtë javë. Edhe ndërtimi i këtij spitali do të përmbyllet në një kohë rekorde prej vetëm 7 ditësh.
Sipas njoftimeve më shumë se 6,000 njerëz në të gjithë botën janë konfirmuar të jenë prekur me koronavirus dhe 132 persona kanë vdekur në Kinë./Motilokal.com
