Mësoni se si funksionojnë syzet Apple Vision Pro të realitetit virtual [Video]

Mësoni se si funksionojnë syzet Apple Vision Pro të realitetit virtual [Video]

Apple prezantoi në konferencën WWDC pajisjen e shumë pritur të realitetit virtual dhe të shtuar, Apple Vision Pro, debutimi i parë madhor i një hardueri të ri që prej një dekade.

CEO i Apple Tim Cook tha se pajisja e re shkrin botën e vërtetë me atë virtuale. Firma e teknologjisë gjithashtu prezantoi sistemet më të fundit operativ të iPhone së bashku me përditësime të linjës MacBook.

Pajisja ka 2 orë jetëgjatësi baterie dhe do të kushtojë 3499 dollarë ndërsa në shitje do të dalë vitin e ardhshëm në SHBA.

Gjatë konferencës Apple foli shumë pak për inteligjencën artificiale gjeneruese, teknologjinë e cila është shndërruar në kryefjalën e shumë diskutimeve në Silicon Valley.

Apple Vision Pro duke ndryshe nga pajisje të ngjashme në treg dhe ngjan më tepër me syze skish sesa një pajisje e realitetit virtual. Apple përdorur togfjalëshin “realiteti i shtuar” për të shkruar atë çfarë pajisja e re është e aftë të bëjë.

Pajisja funksionon pa kontrolle dhe ju jep mundësinë përdoruesve të shfletojnë disa ikona aplikacione në një sistem operativ që Apple e quan visionOS. Apple thotë se qindra mijëra aplikacionesh të iPhone dhe iPad do të vijnë.


/Motilokal.com