Ndiqni rregullat e thjeshta dhe ruani pajisjet tuaja: Si duhet t'i pastroni ekranet?

Ndiqni rregullat e thjeshta dhe ruani pajisjet tuaja: Si duhet t'i pastroni ekranet?

Televizorët dhe pajisjet më moderne që kanë ekrane LCD ose OLED kërkojnë mirëmbajtje paksa të ndryshme sesa modelet e vjetra të televizorëve.

Sipas Jessica Ek, eksperte pastrimi nga Instituti Amerikan i Pastrimit, ekranet moderne kanë të njëjtën metodë mirëmbajtjeje dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur zgjedhim mjetet me të cilat planifikojmë të pastrojmë. Gjithashtu, thuhet se i fikim pajisjet për siguri, por edhe sepse do t'i shohim më mirë njollat në ekran.

Rregulli i parë i parë kur pastroni ekranin është përdorimi i copave me mikrofibër, sepse ekranet më të rinj janë më të ndjeshëm. Materiali i kësaj lecke përmban mikrofibra presioni i të cilave në ekran redukton mundësinë e gërvishtjeve. Ek tregon se asnjëherë nuk përdorim peshqirë, shami dhe materiale të tjera të ngjashme.

Ai ju këshillon që këto sipërfaqe t’i pastroni me lëvizje të lehta, në mënyrë që të mos shkatërrohen pikselët dhe kjo vlen sidomos për qoshet e pajisjes. Gjithashtu, thuhet se lecka për pastrimin e pajisjes duhet të jetë ekskluzivisht e destinuar për sipërfaqe të ngjashme, në mënyrë që të mos mbeten gjurmë të sipërfaqeve të tjera.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e mjeteve, mund të përdorni çdo mjet të destinuar për pastrimin e ekranit, por mos e aplikoni direkt në pajisje. Aplikoni agjentin në leckë dhe më pas pastroni ekranet. Si këshillë e fundit thuhet se duhet të shmangni pastrimin në rrathë, që të mos ju dalin rreshta.

/Motilokal.com