Ministri Aliu jep lajmin e mirë për ndërtimin e digës dhe impiantit të trajtimit të ujit në Therandë

Ministri Aliu jep lajmin e mirë për ndërtimin e digës dhe impiantit të trajtimit të ujit në Therandë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur për fillimin e studimit të fizibilitetit dhe vlerësimit të ndikimit social mjedisor për ndërtimin e digës së Dragaçinës dhe impiantit të trajtimit të ujit në Therandë.

“Lajm shumë i mirë, fillimi i studimit të fizibilitetit dhe vlerësimit të ndikimit social mjedisor për ndërtimin e digës së Dragaçinës dhe impiantit të trajtimit të ujit. Urime të gjithë qytetarëve të Therandës”, ka shkruar ministri Aliu.


/Motilokal.com