Përmbytet sërish Italia

Përmbytet sërish Italia

Pas përmbytjeve shkatërruese që goditën zonën e Emilia-Romagna në Itali, moti i ligë me shi dhe përmbytje është rikthyer në zonën Macerata.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Macerata dhe provinca e saj u goditën në orët e vona të pasdites nga reshjet e dendura të shiut që zgjatën gati tre orë, të cilat shkaktuan përmbytje të rrugëve, garazheve, bodrumeve por edhe rënie të pemëve.

Situata ishte veçanërisht kritike në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta, ku ka disa persona u evakuuar nga katet e poshtme të ndërtesave dhe u detyruan të ngjiten në ato më të larta, pasi rrugët dhe ambientet u përmbytën.

Bashkia e qytetit paralajmëroi banorët se për shkak të reshjeve jo normale në qytet, janë të bllokuara disa rrugë arteriale, ndërsa këshilloi që përdorimi i makinës dhe daljes nga shtëpia të jetë vetëm në rastet shumë të nevojshme.

Po ashtu u paralajmëruan banorët që të qëndrojnë në katet e sipërme të ndërtesave, ndërsa shkollat e Villa Potenza dhe Sforzacosta do të mbyllen sot për të bërë kontrollet e duhura dhe për të bërë çdo rregullim.

/Motilokal.com