Pritjes i erdhi fundi! Apple prezanton syzet më të reja Vision Pro

Pritjes i erdhi fundi! Apple prezanton syzet më të reja Vision Pro

Apple ka prezantuar një parë syze të reja të realitetit të shtuar të quajtura Apple Vision Pro, që “ndërthur në mënyrë të përsosur botën reale me atë digjitale”.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook tha se kufjet e reja “përzien pa probleme botën reale dhe botën virtuale”.

Firma e teknologjisë njoftoi gjithashtu sistemin e saj të fundit operativ iPhone, si dhe përditësimet e MacBook Air.

Siç bëhet e ditur më tej, kufjet do të kushtojnë 3,499 dollarë (3265 euro) dhe do të jenë të disponueshme nga fillimi i vitit të ardhshëm në SHBA.

Vision Pro është pa kontroll dhe ju mund të shfletoni ikonat e aplikacioneve vetëm duke i shikuar ato. Mund të prekni për të zgjedhur dhe për të lëvizur lehtësisht po ashtu dhe mund të jepni komanda zanore. Për më tepër, përkrahin pajisjet Buletooth, duke përfshirë tastierën Magic dhe ju lë të lidhni Mac-in tuaj brenda syzeve.

Kamerat me pamje nga poshtë mund të kapin duart tuaja dhe nëse ato janë të vendosura poshtë trupit tuaj.

Prezantimi u bë në një konferencë zhvilluesish në Apple Park, selia e kompanisë, në Cupertino, Kaliforni, e cila u transmetua gjithashtu drejtpërdrejt në faqen e saj të internetit dhe kanalin YouTube.

Përveç njoftimit të Vision Pro, Apple zbuloi gjithashtu iOS17, versionin më të fundit të sistemit të saj operativ për iPhone.

Dhe Apple ka prezantuar një sistem të quajtur Check-In, i cili automatikisht do t’i tregojë një miku ose anëtari të familjes kur të keni mbërritur në shtëpi.

Sistemi i ri operativ do të jetë i disponueshëm në vjeshtën e vitit 2023.

/Motilokal.com