Moti për ditën e martë

Moti për ditën e martë

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte të ndryshueshme atmosferike këtë javë.

Moti për ditën e martë në Shqipëri parashikohet me vranësira e reshje shiu, në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të shoqëruara me bubullima dhe rrufe, mundësi edhe për breshër. Termometri pritet të shënon temperatura prej 20 deri në 25 °C.

Dita e marte në Kosovë do të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu, reshjet parashihen të jenë intensive në formën e rrebesheve të shoqëruara me bubullima e shkarkime rrufesh, mundësi për breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 18 °C.

Në Maqedoni dita e martë do të mbajë paradite me diell e vranësira mesatare, ndërsa pasdite vende-vende jostabile me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 21 °C

Gjatë ditës së martë në Mal të Zi, moti pritet të jetë intervale me diell, por edhe me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Do të ketë vranësira të shpeshta, por dielli do të dalë ndonjëherë midis tyre. Temperaturat pritet të jenë relativisht të larta, ndërsa erërat priten të jenë mesatare. Temperaturat do të sillen nga 21 deri në 24 °C.

/Motilokal.com