Mos dilni pa çadra, moti sot me shi në Kosovë

Mos dilni pa çadra, moti sot me shi në Kosovë

Moti në Kosovë do të ndikohet nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik, duke mbajtur mot të vranët dhe me reshje shiu.

Parashikimi i motit për ditën e sotme do të mbajë me shi. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 6 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Mëngjesi i së enjtes do të jetë pjesërisht me re, ndërsa mesdita me mot të kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin prej 0 deri në 5 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit./Motilokal.com