
Moti këtë fillim jave në Kosovë parashikohet të jetë i ndryshueshëm, me diell, shi, bubullima dhe shkarkime rrufesh.
Gjatë këtyre ditëve parashihen edhe rrebeshe shiu me rrufe, kryesisht pasditeve dhe mundësi për breshër.
E hëna do të mbajë mot me diell, vranësira, parashihen reshje të dobëta shiu.
Dita e marte do të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu, reshjet parashihen të jenë intensive në formën e rrebesheve të shoqëruara me bubullima e shkarkime rrufesh, mundësi për breshër.
Të mërkurën pritet të mbajë mot pjesërisht me vranësira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
/Motilokal.com