Merrni çadrat me veti, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër në Shqipëri

Merrni çadrat me veti, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër në Shqipëri

Edhe gjatë ditës së sotme dhe nesër do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu në vendin tonë. Në pjesën qendrore dhe veriore, reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërsa në jug reshjet e shiut do të jenë lokale me intensitet të ulët. Kurse në alpe dhe verilindje në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore.

Sipas parashikimit të motilokal.com moti në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 9 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jugut.

Mëngjesi i së enjtes do të jetë me reshje shiu, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat parashihen të lëvizin prej 7 deri në 10 °C. /Motilokal.com