Çfarë kanë parashikuar meteorologët për javën që vjen në Shqipëri?

Çfarë kanë parashikuar meteorologët për javën që vjen në Shqipëri?

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte të ndryshueshme atmosferike këtë javë.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të shoqëruara me shkarkesa elektrike, mundësi edhe për breshër.

Të hënën pritet të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe intervale me diell, parashihen reshje të dobëta shiu.

Ditën e martë do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, të shoqëruar me bubullima dhe rrufe.

E mërkura parashikohet me mot të ndryshueshëm, vranësira, diell dhe reshje lokale shiu.

/Motilokal.com