
Gjatë fillimit të javës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngrohtë, nuk përjashtohet mundësia e vranësirave dhe vende-vende reshjet e shiut.
Në Berlin të hënën pritet të mbajë mot me diell. Temperaturat për ditën e hënë do të luhatën nga 16 deri në 24 °C. Të martën parashihet mot pjesërisht me re e intervale me diell, me temperatura 16 deri në 24 °C. E mërkura parashihet me mot pjesërisht me re. Temperatura pritet të luhaten nga 18 deri në 28 °C.
Parashikimi i motit për ditën e hënë në Munih do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 15 deri në 20 °C. Moti të martën në Munih parashihet të mbajë me kthjellime e diell. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 22 °C. Me kthjellime e diell pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 15 deri në 22 °C.
Të hënën në Frankfurt moti do të mbajë mot me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 25 °C. Ndërsa të martën do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Temperatura do të luhaten nga 16 deri në 24 °C. E mërkura parashihet të mbajë me kthjellime e diell, vranësira e riga shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 15 deri në 23 °C.
Moti të hënën në Hamburg do të mbajë mot me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së hënë do të luhatën nga 15 deri në 24 °C. Ndërkaq, të martën pritet të kemi mot pothuajse të kthjellët e diell, me temperatura nga 19 deri në 26 °C. Dita e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperatura do të lëvizin prej 13 deri në 24 °C.
E hëna në Shtutgart do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 15 deri në 23 °C. Moti të martën në Shtutgart parashihet të mbajë me re dhe diell. Temperaturat do të luhaten nga 15 deri në 23 °C. Me diell pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 14 deri në 22 °C.
/Motilokal.com