'Prishtina edhe 7 muaj me ujë'

'Prishtina edhe 7 muaj me ujë'

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë që nuk ka mundësi të ndodhë që të bëhen ndërtime në liqenin e Badovcit.

Ahmeti në Zona B në Klan Kosova, ka theksuar se komuna nuk e ka në plan të mbrojë projektin për këto ndërtime.

Ai po ashtu ka treguar se Prishtina ka rezerva të ujit edhe për shtatë muaj, në mungesë të reshjeve të shiut dhe borës.

“Tani jemi në një thatësi të pa parë, nuk ka të reshura, kjo gjendje na ka ndodhur edhe njëherë në vitin 2014 dhe nuk e dimë se si do të jetë gjendja e ujit në të ardhmen”, ka deklaruar kreu i Prishtinës Ahmeti./Motilokal.com