Tirana në panik nga tërmeti, dhjetëra makina në sheshin ‘Nënë Tereza’ [Foto]

Tirana në panik nga tërmeti, dhjetëra makina në sheshin ‘Nënë Tereza’ [Foto]

Në mbrëmje e sotme Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë i shkallës rihter, duke rikthyer panikun tek qytetarët e Tiranës.

Qytetarë të shumtë kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë. Lapsi.al sjell foto nga pamja e sheshit ‘Nënë Tereza’, ku siç shihet dhjetëra vetura janë parkuar aty.


Ministria e Mbrojtjes thotë se ky tërmet ishte pasgoditje e atij të 26 nëntorit.


“Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale deri tani. Nuk raportohen dëme në Korçë e Pogradec, ku janë ndjerë lëkundje te lehta”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Motilokal.com