Çfarë moti na pret ditët e para të javës në Shqipëri?

Çfarë moti na pret ditët e para të javës në Shqipëri?

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte të ndryshueshme atmosferike këtë javë.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të shoqëruara me shkarkesa elektrike, mundësi edhe për breshër.

Sot pritet të mbajë mot me diell, vranësira e reshje lokale shiu, vende-vende edhe në formën e shtrëngatave.

Ditën e martë do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, kryesisht paradite, ndërsa pasdite parashihet mot pjesërisht me re e diell.

E mërkura parashikohet me vranësira e reshje shiu përgjatë paradites, kurse pasdite pjesërisht me re.

/Motilokal.com