Policia arreston 1500 aktivistë të klimës në Holandë

Policia arreston 1500 aktivistë të klimës në Holandë

Më shumë se 1500 persona u arrestuan të shtunën nga policia holandeze, në shenjë proteste ndaj subvencioneve të karburanteve fosile. Sipas një zëdhënësi të Extinction Rebellion, rreth 7000 njerëz morën pjesë në demonstratën që u zhvillua pasditen e djeshme.

Qindra policë u vunë në gatishmëri për të garantuar rendin publik gjatë demonstratës, e cila filloi rreth mesditës. Policia hodhi topa uji në përpjekje për të shpërndarë turmat, por shumë prej tyre erdhën të përgatitur me mushama dhe rroba banje.

"Ndryshimet klimatike janë një krizë e vazhdueshme dhe ne e dimë shkakun e saj dhe ende po subvencionohet nga qeveria jonë, kjo duhet të ndalet”, tha 31-vjeçarja Anne Kerevers, një studente doktorature në Universitetin e Amsterdamit.

Në demonstratën e djeshme mori pjesë aktorja 46-vjeçare Karis van Houten, e cila njihet veçanërisht për rolin e saj si Melisandre në serialin e njohur “Game of Thrones”. Ajo u arrestua, por sipas agjentit të saj, ajo u kthye në shtëpi në mbrëmje, raportoi ANP.

/Motilokal.com