Javë me diell, shi, bubullima e breshër

Javë me diell, shi, bubullima e breshër

Java që presim do të vijojë të mbajë mot të ndryshueshëm, kryesisht jostabil. Gjatë këtyre ditëve do të kemi periudha me diell, por vranësira do të dominojnë, duke sjell rrebeshe shiu, bubullima, rrufe dhe breshër.

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike edhe javën e ardhshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të shoqëruara me shkarkesa elektrike, mundësi edhe për breshër. Mot pothuajse i ngjashëm pritet edhe ditëve në vijim.

Në Kosovë java e ardhshme parashikohet me mot të ndryshueshëm me shi, diell, bubullima dhe shkarkime rrufesh. Gjatë këtyre ditëve parashihen edhe rrebeshe shiu me rrufe, kryesisht pasditeve dhe mundësi për breshër. Kështu parashikohen ditët e fundit të majit dhe fillimit të qershorit.

Dita e parë e javës në Maqedoni fillon me mot pjesërisht të vranët, nga mesdita do të jetë i paqëndrueshme me reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, në formën e stuhive dhe mundësi për breshër. Mot pothuajse i ngjashëm pritet edhe ditëve në vijim.

/Motilokal.com