Shqipëria gjatë ditës së sotme dhe fundjavës pritet të jetë nën ndikimin e kushteve kryesisht të ndryshueshme dhe jostabile atmosferike.
Moti sot parashikohet me kthjellime dhe vranësira e reshje lokale shiu. Vende-vende reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Të shtunën parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu në orët e para të ditës, ndërsa pasdite do të kemi mot pothuajse të kthjellët.
E diela pritet të mbajë me mot pjesërisht të vranët kohëpaskohe me reshje shiu, kryesisht paradite.
/Motilokal.com