Shqipëria gjatë ditës së sotme dhe fundjavës pritet të jetë nën ndikimin e kushteve kryesisht të ndryshueshme atmosferike.
Moti sot parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Por do të mbajë më ngrohtë për shkak të rritjes së temperaturave.
Të shtunën parashihet të mbajë mot më ngrohtë, me diell e pjesërisht me vranësira.
E diela pritet të mbajë me mot pjesërisht të vranët kohëpaskohe me reshje shiu, kryesisht paradite.
/Motilokal.com