Tërmeti në Turqi, 29 të vdekur dhe mbi 1.000 të lënduar

Tërmeti në Turqi, 29 të vdekur dhe mbi 1.000 të lënduar

Si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 29 persona dhe 1.466 të tjerë janë lënduar provincën lindore turke të Elazığ të Premten në mbrëmje.

Në një konferencë shtypi të mbajtur, Ministri i Brendshëm Sulejmani Soylu tha se katër persona vdiqën në rrethin Doğanyol të Malatya, përveç 25 të tjerëve në provincën Elazığ, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 29.

Soylu tha se 39 të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat nga tërmeti. Përpjekjet janë ende në vazhdim për të shpëtuar 22 njerëz që besohet të jenë nën rrënoja në vende të ndryshme nëpër Elazığ, shtoi ai.

AFAD ka bërë të ditur se në rajon janë dërguar 235 mjete, 18 qen shpëtimi dhe gjithsej 1.167 personel për punimet e kërkim-shpëtimit nga institucionet si AFAD, ato të xhandarmërisë, njësive shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë UMKE dhe të zjarrfikësve.

Sipas Planit të Ndërhyrjes ndaj Katastrofave të Turqisë, nën koordinimin e AFAD-it janë vendosur në veprim me parimin e "punimeve 24 orë në 7 ditë" 28 grupe me qëllimin për të vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit dhe mbështetjes së pandërprerë shëndetësore./Motilokal.com