Rëndohet tragjedia e tërmetit në Turqi, shkon në 14 numri i viktimave

Rëndohet tragjedia e tërmetit në Turqi, shkon në 14 numri i viktimave

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Elazigin e Turqisë, numri i viktimave ka shkuar në 14. Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, në provincën Elazığ kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa në Malatya gjashtë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të AFAD-së pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazığ, në rajon kanë ndodhur edhe tetë tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë, ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 60.

AFAD njofton se ka shtuar numrin e punonjësve të kërkim-shpëtimit mbi 490 dhe janë dërguar në rajon./Motilokal.com