Pacolli pas tërmetit në Turqi: FSK-ja e gatshme të ofrojë çfarëdo ndihme

Pacolli pas tërmetit në Turqi: FSK-ja e gatshme të ofrojë çfarëdo ndihme

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllimet popullit të Turqisë për humbjen e jetëve pas tërmetit të fuqishëm që goditi këtë vend dhe ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmë për zonat e prekura nga tërmeti.

“Jemi duke e ndjekur nga afër situatën e tërmetit në Turqi. Shpresojmë dhe lutemi që të mos ketë viktima dhe mendimet tona janë me miqtë tanë turq në këto momente. Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për zonat e prekura. Shpreh ngushëllime të thella familjeve dhe popullit mik turk për viktimat, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Pacolli./Motilokal.com