Thaçi: Kosova e gatshme të dërgoj ndihma të menjëhershme pas tërmetit në Turqi

Thaçi: Kosova e gatshme të dërgoj ndihma të menjëhershme pas tërmetit në Turqi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një cicërime në Twitter ka reaguar për tërmetin në Turqi.

Kreu i shtetit të Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, duke potencuar se Kosova është e gatshme të dërgoj menjëherë ndihmat operative drejt Turqisë.

“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të lënduar nga tërmeti që goditi Elazigin. Kosova është e gatshme të dërgoj ndihma të menjëhershme operative, ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, ka shkruar Thaçi në Twitter./Motilokal.com