Ushtarët kanadezë janë angazhuar në qytetin Newfoundland dhe Labrador, për largimin e borës që ka përfshirë këto qytete. Shumë shtëpi, makina janë mbuluar nga bora e madhe dhe mijëra shtëpi kishin mbetur pa energji.
Trashësia e borës ka arritur në 80 centimetra dhe stuhia në Newfoundland ka arritur shpejtësinë deri në 130 kilometra në orë.
Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në kryeqytetin e Newfoundland.
Sipas meteorologëve, kushtet do të vazhdojnë të jenë të rënda dhe parashikohet se niveli i borës do të arrijë deri në 90 centimetra./Motilokal.com