Stuhia e rrezikshme e akullit godet pjesën jugore të SHBA-ve [Foto]

Stuhia e rrezikshme e akullit godet pjesën jugore të SHBA-ve [Foto]

Një stuhi vdekjeprurëse po godet një pjesë të madhe të jugut amerikan me reshje të dendura shiu dhe dëbore që vazhdon për të tretën ditë rradhazi.

Si rezultat i stuhisë, të mërkurën u anuluar mbi 2 mijë fluturime, me shumicën e tyre në dy aeroportet kryesore të Dallasit në Teksas, që cilësohen si qendra kryesore për dy kompanitë ajrore “American Airlines” dhe “Southwest Airlines”.

Stuhia ka shkaktuar ndërprerje energjie për qindra mijëra klientë, duke detyruar mbylljen e shkollave dhe përkeqësuar edhe më shumë kushtet për ngarjen e makinës.

Paralajmërime për motin e ashpër janë lëshuar për një zonë që shtrihet nga kufiri perëndimor i Teksasit me Meksikën, përgjatë Oklahomës, Arkansasit dhe Luizianës dhe deri në pjesën perëndimore të shtetit Tenesi dhe veriun e Misisipit.

Raportohet për të paktën shtatë persona që kanë humbur jetën në aksidente me automjete në Teksas gjatë stuhisë së akullit.

/Motilokal.com