Shi, rrufe dhe erëra të forta godasin Shqipërinë

Shi, rrufe dhe erëra të forta godasin Shqipërinë

Pasditën e sotme vendi ynë është goditur nga një rrebesh shiu dhe stuhi të forta ere.

Stuhitë e fuqishme kanë detyruar të gjitha bizneset të mbyllin dyqanet, ndërsa rrugët janë mbuluar nga gurët dhe degët e pemëve që janë këputur nga era.

Erërat e forta të shoqëruara me shi të dendur kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në Elbasan dhe më gjerë, fshatrat të këtij qarku janë aktualisht nën sundimin e erërave të forta dhe shiut të dendur.

Stuhia e fortë ka paralizuar jetën në Tiranë, Kavajë, Peqin dhe Rrogozhinë. 

Edhe qyteti i Beratit ka patur probleme pasi erërat e forta kanë shkatërruar pemë dhe pisha në rrugë, ku menjëherë kanë dalë shërbimet zjarrëfikëse, për të qenë në gadishmëri për çdo situatë të mundshme që mund të krijohej. Stuhia e fortë ka lënë pa drita gjithë qarkun e Beratit,që prej orës 18:00 të pasdites së sotme. /Motilokal.com