Zjarret në pyje shkaktohen nga dora e njeriut

Zjarret në pyje shkaktohen nga dora e njeriut

Pothuajse çdo vit, miliona kilometra tokë pyjore humbin nga zjarret, që është një shqetësim i madh jo vetëm për jetën ekologjike, por është edhe një kërcënim i madh për njerëzit që jetojnë aty pranë. Ndonëse zjarrëvënia shkaktohet nga temperaturat ekstreme dhe nga thatësira, shumica e zjarreve pyjore në Turqi, sidomos gjatë verës, shkaktohen nga njerëzit, sipas profesorit Hakan Serhad Soysan nga Universiteti Sakarya.

"Natyra e mbron veten nga zjarri, por neglizhenca njerëzore e shkakton një pjesë të madhe të zjarreve të pyjeve. Në bazë të statistikave, hedhja e bishtave të cigareve shkaktonë zjarret në pyje. Ndërsa 15 për qind e zjarreve nga mbeturinat dhe vetëm 1 për qind shkaktohet nga rrufetë", tha Soysan, duke shtuar se 80 për qind e zjarreve në pyje shkaktohen nga gabimet e njerëzve.  

Sipas të dhënave të Sistemit Europian të Informacionit të Zjarreve Pyjore (EFFIS), gjatë viteve 2007-2016 në vendet e Mesdheut nga zjarrët janë humbur tokë pyjore 41.98 hektarë në Greqi, 12.72 hektarë në Itali, 6.83 hektarë në Spanjë, 4.6 hektarë në Portugali, 3.73 hektarë në Turqi dhe 2.65 hektarë në Francë. /Motilokal.com