Katari goditet nga tornadot, stuhi shiu e breshër përpara çerekfinaleve të Kupës së Botës

Katari goditet nga tornadot, stuhi shiu e breshër përpara çerekfinaleve të Kupës së Botës

Ka rezultuar se vapa në Katar ishte më së paku shqetësuese për lojtarët pasi bë stadiume instaluan ajër të kondicionuar. Faza e fundit e turneut pritej të bëhej më e freskët tani që ka ardhur dimri.

Por askush nuk priste një tornado në shkretëtirë. Një tornado e madhe goditi Katarin, me pamje dramatike që tregojnë retë e zeza të stuhisë në formë spirale që prekin vendin e shkretëtirës.

Pamjet e ngarkuara në Departamentin e Meteorologjisë së Katarit tregojnë një formim të reve të errëta dhe ajo që dukej të ishte një tornado u pa në veri të Dohas. Në disa zona ka pasur edhe reshje shiu dhe breshër.

Tornado u shoqërua nga breshri dhe shiu i rrëmbyeshëm që goditi qytetin industrial Ras Laffan, në veri të kryeqytetit të Katarit, Doha. Ras Laffan është më pak se gjysmë ore me makinë nga stadiumi Al Khor, vendi më verior i Kupës së Botës.

VIDEO

VIDEO

/Motilokal.com