Në foto: Robotët e dërgesës qëndrojnë në radhë me durim për të përdorur vendkalimin e këmbësorëve

Në foto: Robotët e dërgesës qëndrojnë në radhë me durim për të përdorur vendkalimin e këmbësorëve

Fotot tregojnë robotë të dërgesave të ushqimit në shtëpi të kompanisë “Starship Technologies”, duke pritur me durim të kalojnë rrugën, si pjesë e sprovës së re në Kembrixh (Britani) këtë muaj.

Madje ndërsa prisnin në radhë, një nga robotët i ka kërkoi një gruaje të shtypte butonin e semaforit që ata të kalonin rrugën.

“Starship” tha se robotët nuk ishin aspak “të turpshëm”, madje ishin të lumtur t'u kërkonin të huajve në rrugë ndihmë kur kishin nevojë për të.

Eksperimenti po zhvillohet në partneritet me Këshillin e Qarkut të Cambridgeshire dhe në bashkëpunim me 12,000 banorë në 5,000 shtëpi që marrin dërgesa ushqimore nga dyqani i tyre lokal.

/Motilokal.com