‘Gjenocidi ekologjik’, Grezieu la Varenne, qyteti i pushtuar nga mbetjet kimike

‘Gjenocidi ekologjik’, Grezieu la Varenne, qyteti i pushtuar nga mbetjet kimike

Grezieu la Varenne është një qytezë e rrethuar nga kodrat dhe pyjet pranë qytetit të tretë më të madh të Francës, Lionit.

Ai është gjithashtu në qendër të një beteje gjyqësore për ndotjen, të cilën gjykatat franceze po e cilësojnë si procesi i parë për gjenocid ekologjik.

Audrey bleu një apartament modern në këtë zonë. Ajo ra në dashuri menjëherë, por diçka nuk shkoi sipas planeve.

“Kjo është shtëpia ime ku nuk jetoj më. E kam braktisur, bëhen 2 vjet në janar”, u shpreh Audrey Marcodini.

Audrey u detyrua të largohej për shkak të nivelit të lartë të lëndëve kimike.

“Këtu, në dhomën kryesore u konstatuan 8 mijë e 148 mikro gramë TRI-KLO-RE-TILEN për metër kub. Është 815 herë më e lartë se norma”, tha ajo.

Kjo substancë është një solucion industrial i zakonshëm, por kancerogjen. Ajo është përdorur për të pastruar vendin ku ndodhet apartamenti i Audrey.

Se si mundi të ndodhte, kjo është pyetja që kanë parashtruar të gjithë dhe që gjykata po e trajton si rastin e parë të një gjenocidi ekologjik.

/Euronews/Motilokal.com