Volkswagen prezanton ID.3 të re që do të mbërrijë vitin e ardhshëm

Volkswagen prezanton ID.3 të re që do të mbërrijë vitin e ardhshëm

Gjiganti gjerman i automobilave Volkswagen, njoftuan se tashmë blerësit e modelit të ri elektrik ID.3, ndër të tjera, do të mund të llogarisin në softuer të përmirësuar dhe materiale dukshëm më cilësore në veturë.

Së bashku me disa renderime adekuate nga Wolfsburg vjen lajmi se modeli i parë nga historia e ID-së me të cilin Volkswagen nisi një mision të elektrifikimit të plotë do të marrë së shpejti një edicion të ri që do të arrijë të klientët e parë në tremujorin e fundit të vitit të ardhshëm.

Ndryshimet më të mëdha në veturë, për të cilën VW pretendon se është ID.3 e gjeneratës së dytë, mbërrijnë në kabinë, ku klientëve do t'u ofrohen materiale dukshëm më të mira këtë herë dhe ekrani i njohur 10 inç për kontrollin e sistemit multimedial është zëvendësuar me një opsion më të madh 12 inç. Ndryshe duket edhe tastiera qendrore, ku ka hapje për dy mbajtëse filxhani dhe ka vende për ruajtjen e sendeve të vogla të vendosura në dysheme.

Duke gjykuar nga paraqitjet e publikuara, konturet bazë të trupit nuk do të ndryshojnë ndjeshëm, dhe dallimet në krahasim me ID.3 të parë janë të dukshme në dizajnin e parakolpëve dhe strehimin e dritave LED të përparme dhe të pasme.

Përveç prodhimit në fabrikat në Zwickau dhe Dresden, Volkswagen do të prodhojë gjithashtu ID.3 të re në Wolfsburg. Vendimi është marrë për shkak të kërkesës së tepërt për modelin, i cili do të ofrohet me pesë pako pajisjesh dhe me çmim fillestar prej 43,995 euro, ndërsa libri i paraporosisë tashmë është i hapur.

Volkswagen nuk harroi të përmendte se ID.3 i ri mund të jetë i disponueshëm në një version sportiv GTX në kohën e duhur.

/Motilokal.com