Ja çfarë moti pritet të mbajë në Maqedoni

Ja çfarë moti pritet të mbajë në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët me erë të lehtë deri mesatare jugore. Në mëngjes do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës. Paradite në pjesët jugore do të ketë reshje të shkurtra lokale shiu, ndërsa pasdite vranësitë do të ulen. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 8 °C.

Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht i vranët me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë kushte për mjegull lokale. Temperaturat pritet të lëvizin prej 6 deri në 8 °C.

E mërkura do të jetë me mot pjesërisht të vranët, në mëngjes parashihen riga lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 9 °C.

/Motilokal.com