Moti në Kosovë për këtë fillim jave

Moti në Kosovë për këtë fillim jave

Gjatë fillimit të kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira, kohëpaskohe reshje shiu.

Moti sot pritet të mbajë kryesisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 9 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësira, gjatë pasdite priten riga lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 5 deri në 10 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot pjesërisht me re paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 10 °C.

/Motilokal.com

Fotografia: Blendi Demaj