Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria gjatë fillimit të kësaj jave pritet të jetë nën ndikimin e kushteve meteorologjike relativisht të qëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi dhe vranësirat.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Moti sot parashikohet pothuajse i kthjellët dhe me diell, në mbrëmje vonë me riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 16 °C.

Ditë e martë pritet të jetë me mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 9 deri në 17 °C.

Të mërkurën parashihet të mbajë mot pjesërisht me re paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 8 deri në 16 °C.

/Motilokal.com

Foto: Fatjon Kapllanaj