Elon Musk prezanton modelet e para të kamionëve Tesla

Elon Musk prezanton modelet e para të kamionëve Tesla

Elon Musk pas blerjes kaotike të Twitter dhe prezantimit të çipit që do vendosen në trurin e njeriut ia ka dalë të mbajë edhe një premtim tjetër të tijin. Sipërmarrësi miliarder voziti kamionin e parë “Semi” të Teslas në një ngjarje në fabrikën e veturave në Nevada.

Tesla zbuloi kamionët e saj “Semi” tërësisht elektrik me bujë të madhe pesë vjet më parë, por datat e prodhimit kaluan çdo afat, duke bërë që edhe datat të lançimit të shtyheshin.

Klienti fillestar Pepsi ka porositur 100 Tesla “Semi”, me më shumë firma që pritet të marrin automjetin sapo të rritet prodhimi.

Gjatë ngjarjes së dorëzimit të transmetuar drejtpërdrejt, Tesla publikoi një sërë videosh të shkurtra që nxjerrin në pah kamionin e saj të ri “Semi”.

Kamioni i ri vjen në dy variante, një model me rreze 804 kilometra që kushton 180,000 dollarë dhe një model me rreze 482 kilometra me një çmim prej 150,000 dollarë.

“Semi” i Tesla-s ka një pamje të hijshme dhe mund të arrijë 100 km në orë në 20 sekonda kur ngarkohet në peshën e saj maksimale bruto të automjetit prej 80,000 paund. Ai përfshin katër motorë të pavarur për fuqi dhe përshpejtim maksimal, duke i dhënë kosto të ulët energjie për milje.

/Motilokal.com