Kapsula Orion kap fotografinë mahnitëse të Hënës dhe Tokës

Kapsula Orion kap fotografinë mahnitëse të Hënës dhe Tokës

Anija kozmike e NASA-s, përkatësisht kapsula Orion, theu rekordin në lidhje me distancën nga Toka dhe e përdori atë për të bërë një foto të Hënës dhe planetit tonë.

Është një fotografi që, si ajo nga misioni Voyager 1 e quajtur "Pale Blue Dot", është në fakt një kujtesë se Toka është thjesht një planet i vogël në kozmosin e gjerë.

Orion bëri një foto në distancën më të madhe ose rekord të një anije kozmike nga Toka, e cila është 434,523 kilometra. Kjo theu rekordin e misionit Apollo 13, i cili arriti një distancë prej 400,171 kilometra në 1970.

Misioni Artemis 1 po tejkalon pritshmëritë e NASA-s, duke përfunduar tashmë gjysmën e dytë të aktiviteteve të saj, përfshirë ato që lidhen me kthimin në Tokë.

Orion pritet të bjerë në oqean jashtë San Diegos më 11 dhjetor.

Ndryshe, programi Artemis është goditur nga një sërë vonesash, dhe sipas parashikimeve aktuale, njerëzit nuk duhet të zbresin në sipërfaqen e Hënës deri në vitin 2025 ose 2026. NASA fillimisht shpresonte për një ulje në vitin 2024, por kjo nuk do të jetë e mundur.

Nga ana tjetër, performanca aktuale e programit është një tregues se përpjekjet e NASA-s më në fund po japin rezultat.

/Motilokal.com