Çfarë moti na pret sot e nesër në Shqipëri?

Çfarë moti na pret sot e nesër në Shqipëri?

Në Shqipëri parashikohet një përkeqësim i kushteve meteorologjike. Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metra reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 8 deri në 13 °C.

Dita e enjte pritet të jetë mot me vranësira e reshje të herëpashershme shiu. Në viset malore borë. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 12 °C.

/Motilokal.com