Bora në fshatrat e Korçës, të gjitha rrugët e kalueshme

Bora në fshatrat e Korçës, të gjitha rrugët e kalueshme

Edhe gjatë 24 orëve të fundit ka pasur reshje dëbore në zonat malore. Reshjet më të dendura kanë qenë në zonën e Dardhës, Voskopojës dhe fshatra të njësisë administrative Vithkuq.

Reshje bore ka pasur edhe në pjesën më të madhe të fshatrave të Devollit të sipërm, aty ku trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 centimetra. Dëborë ka pasur edhe në fshatra të Lekasit, ndërkohë që reshje dëbore të pakta ka pasur edhe në fshatra malorë të njësisë Dardhas në Pogradec. Zyrtarisht nuk raportohen probleme, ndërkohë që edhe rrugët përfshirë edhe ato të fshatrave turistikë të Dardhës e Voskopojës janë të kalueshme pa probleme.

Sipas njoftimeve probleme nuk paraqiten as në aksin rrugor Shtyllë-Panarit edhe në kushtet kur trashësia e borës në Majë të Mashkullorës, ka shkuar nga 15-20 cm.

/Motilokal.com