Shkon në 13 numri i personave të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Itali

Shkon në 13 numri i personave të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Itali

Ka shkuar në 13 numri i personave të zhdukur në ishullin italian të pushimeve Iskia pas një rrëshqitjeje të shkaktuar nga shiu i dendur.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se një stuhi shiu që filloi në orën 04:00 shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu në ishull.

Ai tha se kërkimet ishin duke u zhvilluar për çdo person të zhdukur në Casamicciola Terme, një nga gjashtë qytetet e vogla të Iskia, një ishull vullkanik, shkruan Euronews.

Mësohet se si pasojë e rrëshqitjeve një shtëpi u shkatërrua ndërkohë makina të shumta përfunduan në det.

Rrëshqitja e dheut thuhet se ka shkaktuar dëme të mëdha në zonën Casamicciola dhe Lacco Ameno.

/Motilokal.com