Tërmeti në Indonezi/ Pasgoditjet vështirësojnë punën e ekipit të shpëtimit për gjetjen e të mbijetuarve

Tërmeti në Indonezi/ Pasgoditjet vështirësojnë punën e ekipit të shpëtimit për gjetjen e të mbijetuarve

Ekipet e shpëtimit po luftojnë me dhjetëra pasgoditje në Java, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit nga tërmeti vazhdojnë.

Guvernatori i Java, Ridwan Kamil tha për BBC se rajoni kishte pasur rreth 140 goditje që nga tërmeti i së hënës.

Të paktën 268 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë humbur jetën deri më tani. Rreth 151 persona mbeten të zhdukur dhe më shumë se 1000 janë plagosur.

Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të gjetur të mbijetuarit janë penguar nga lëkundjet e vazhdueshme.

Kamil u shpreh se komuniteti lokal ishte ende i ekspozuar ndaj këtyre pasgoditjeve, të cilat në disa raste kanë vënë në rrezik ekipet e shpëtimit.

Por shtoi se shpresonte që këto pasgoditje do të ndaleshin deri të premten.

“Aktualisht ne po koordinojmë misionin tonë për t’u fokusuar në kërkimin dhe shpëtimin… shumë njerëz janë ende të zhdukur kryesisht në zonat e largëta kodrinore dhe malore.”

Ekipet e shpëtimit po lëvizin në këmbë dhe me motoçikletë, ndërsa ka edhe helikopterë në gatishmëri për të transportuar të plagosurit në spital.

Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi pranë qytetit shumë të populluar pak pasditen e së hënës, duke bërë që shumë ndërtesa të shndërrohen në rrënoja.

/Motilokal.com