
Ka filluar rrënimi i disa prej vilave të cilat janë të ndërtuara buzë liqenit të Batllavës, në Podujevë, të cilat kanë filluar të ndërtohen në fund të marsit të këtij viti.
Rrënimi i vilave po bëhet me vendim të Inspektoratit të Komunës së Podujevës.
Siç merr vesh Motilokal do të rrënohen gjithsej 40 vila.
Theksojmë se Motilokal vazhdimisht ka raportuar për shkatërrimin e natyrës që po bëhet nga ndërtimi i egër i vilave në zonat përreth liqenit të Batllavës po edhe në zonat tjera pyjore si ajo në Makresh të Gjilanit.
/Motilokal.com