Pas dy ditësh nën rrënojat e tërmetit, shpëtohet mrekullisht 5-vjeçari në Indonezi

Pas dy ditësh nën rrënojat e tërmetit, shpëtohet mrekullisht 5-vjeçari në Indonezi

Dy ditë pas tërmetit vdekjeprurës, ku mbeten të vdekur 271 persona, një mrekulli ka ndodhur në Indonezi, pasi ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë nga rrënojat një djalë 5-vjeçar.

Shpëtimi i fëmijës në Chianjur, në pjesën perëndimore të ishullit indonezian Java, ngjalli shpresat se mund të gjenden edhe persona të tjerët të gjallë nën rrënojat e ndërtesave që u shembën kur ra tërmeti.

Video nga momenti i shpëtimit të 5-vjeçarit tregon ekipet e shpëtimit teksa nxjerrin nga rrënojat vogëlushin, i cili mbijetoi dy dite të bllokuar nën rrënoja, pa ushqim e pa ujë.

"[Azka] është mirë tani, jo i plagosur," tha i afërmi i tij Salman Alfarisi, 22 vjeç, ndërsa mbante dorën e Azkës në një tendë të improvizuar në parkingun e spitalit, duke shtuar se nëna e tij kishte vdekur. “Doktori tha se ai është i dobët vetëm sepse është i uritur.

“Ai dëshiron të shkojë në shtëpi tani. Ai ka kërkuar nënën e tij.”

Sipas të dhënave nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Indonezisë (BNPB), më shumë se një e treta e viktimave të tërmetit të kësaj jave janë fëmijë, të cilët ishin ose në shkolla ose në shtëpi kur goditi tërmeti.


/Motilokal.com