NASA publikon foton e Tokës të shkrepur nga rruga drejt Hënës

NASA publikon foton e Tokës të shkrepur nga rruga drejt Hënës

Së fundmi kapsula Orion e NASA-s ka shkrepur një foto të Tokës, 9 orë pasi kishte nisur udhëtimin e saj për në Hënë.

Kjo është hera e parë që një anije kozmike që mund të mbajë njerëz në udhëtimin e saj e sheh këtë pamje që nga misioni i fundit në Hënë gati 50 vjet më parë gjatë misionit Apollo të vitit 1972.

Imazhi tregon planetin e rrumbullakët që ne e konsiderojmë shtëpi të mbushur me re të bardha rrotulluese dhe oqeane blu të rrethuar me errësirën e hapësirës, së bashku me pjesët e sistemit të manovrimit orbital dhe krahun e grupit diellor të bashkangjitur me Orionin.

Kapsula ishte gati 321868 kilometra larg nga Hëna kur fotografoi selfie-n historike, por pritet të arrijë në satelitin natyror të Tokës rreth 22 nëntorit, kur do të arrije brenda 60 miljesh gjatë një fluturimi drejt orbitës së saj përfundimtare.

/Motilokal.com